Pamja e re e infermieres, viktimë e silikonit


Pamja e re e infermieres, viktimë e silikonit

10:24 05/06/2017

Rrezikonte të humbte buzët pasi ra viktimë e mashtrimit të një parukiereje që e prezantonte veten si “specialiste estetiste”, por tashmë gjendja e infermieres turke duket qartësisht më mirë.

22-vjeçarja Merve Keles injektoi silikon në buzë dy muaj e gjysmë më parë, por rezultati ishte katastrofal. Ajo u shtrua në spital pasi rrezikonte t’i humbte krejtësisht buzët pas fryrjes së jashtëzakonshme nga lënda e injektuar nga gruaja që ajo pretendonte se e kishte mashtruar.

Pas një sërë operacionesh, e reja duket se në gjendje të qëndrueshme dhe e kënaqur me rezultatin.

“Po, jam këtu dhe jetoj. Kjo është jeta, na përball me një sërë  vështirësish dhe gabimesh. Po e kaloj edhe këtë. Ende mund të buzëqesh dhe jam falënderuese për cdo ditë të re”, shkruan Keles tek fotot që ka shpërndarë vetë në median sociale.

“Hurriyet” raportoi se parukierja Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë infermieres Merve Keles. Mirëpo, mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë, por kërkoi mbushje të përhershme.

Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.

“Jam penduar shumë”, thoshte atëherë 22-vjeçarja, e cila tashmë është operuar disa herë dhe i është afruar pamjes së saj fillestare./tvklan.al





Të ngjashme