![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2019/11/thumana-termet.jpg?fit=1920%2C1080&ssl=1)
Pamje me dron nga Thumana e shkatërruar
Kjo është Thumana e shkatërruar nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 që tronditi vendin në orën 04:00 të mëngjesit të 26 Nëntorit. Aty kanë mbetur vetëm rrënojat e ndërtesave të rrënuara.
Nga gërmadhat u nxorrën 23 viktima dhe tani ekipet e emergjencës kanë ndalur punën pasi nuk rezulton që të ketë më persona të zhdukur.
Në fushën e Thumanës janë ngritur çadra ku janë strehuar banorët e pastrehë, banesat e të cilëve janë shembur, kanë pësuar dëmtime apo dhe qytetarë që kanë frikë të rikthehen nëpër shtëpi. /tvklan.al