Pamje nga dasma e moderatores së njohur (Video)


Pamje nga dasma e moderatores së njohur (Video)

20:03 04/02/2019

Dasma e saj vitin e kaluar ishte ndër më të shumë përfolurat. Më 10 Qershor të 2018-s, moderatorja Jona Spahiu dhe partneri i saj Frenkli Ymeri në një ceremoni mes familjarëve, miqve dhe kolegëve, shijuan ditën e tyre më të veçantë. Gjatë ceremonisë, moderatorja simpatike ishte në pritje të ëmbël. Në muajin e pestë të shtatzënisë, Jona dukej një nuse rrëzëllitëse, teksa vallëzonte me barkun e rrumbullakosur. Sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo rrëfeu detaje rreth dasmës, teksa tha se një ndër arsyet se përse e bëri këtë ceremoni ishte edhe për të respektuar kujtimin e babait të saj të ndjerë.

“Ne kishim planifikuar të bënim një ceremoni. Bashkëshorti im, Frenkli nuk është tip ceremonish dhe nuk donte të ishte në qendër të vëmendjes dhe ceremonia ishte shtyrë. Normalisht unë si çdo vajzë e dëshiroja fustanin e bardhë, ndonëse e kisha provuar edhe herë të tjera. Babai im ka 6 vite që është ndarë nga jeta dhe ikja e tij më bëri mua të drenuar për të përjetuar emocione kaq të mëdha, por nga ana tjetër, duke menduar se çdo prind do të donte të shihte vajzën të përcjellë në një familje tjeter me një ceremoni të denjë. Dhe unë e bëra këtë edhe për kujtimin e tij dhe për ta respektuar atë. Me dekorin e dasmës jam marrë unë dhe me ndriçimin është marrë Frenkli. Ndërkohë që unë bëhesha nuse në një nga dhomat e hotelit, në një moment ndaloj dhe shkoj të kontrolloj sallën. Fustani që unë kisha është rregulluar javën e fundit, unë nuk e dija se si do të ishte. Por kur ke një jetë tjetër brenda teje ke një lloj energjije që s’ta japin gjërat e tjera”,

tregoi moderatorja.

/tvklan.al






Të ngjashme