Pamje të rënda brenda spitalit në Brazil
Një video amatore po qarkullon në internet, që tregon pamjet brenda spitalit ‘Joao Lucio’ në qytetin Manaus të Brazilit.
Trupat e viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi janë lënë brenda të njëjtës dhomë me pacientët e infektuar, shkruan “Daily Mail”.
Pamjet, që thuhet se janë filmuar nga një infermiere, tregojnë trupat e viktimave të shpërndara nëpër korridoret e spitalit dhe ishin mbuluar me batanije.
Sipas “Daily Mail”, bëhet fjalë për 14 viktima, trupat e të cilëve janë lënë pranë pacientëve të intubuar.
Ministri brazilian i shëndetësisë reagoi duke thënë se viktimat kanë humbur jetën mesnatën e 15 Prillit dhe 16 Prillit. Ai sqaroi se trupat e pajetë tashmë janë hequr nga këto dhoma.
Sipas ministrit, në këtë spital trajtohen vetëm pacientët e infektuar me COVID-19. Numri i shtretërve në atë spital është rritur për të përballuar fluksin e pacientëve, tha ministri brazilian i Shëndetësisë. /tvklan.al