Pamje të rënda, Rama: Hapni sytë dhe shikojeni ç’të punon ky armik


Pamje të rënda, Rama: Hapni sytë dhe shikojeni ç’të punon ky armik

20:36 20/03/2020

Pavarësisht masave të rrepta të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, disa qytetarët duket se ende nuk binden plotësisht duke shkelur rregullat e karantinës.

Ndërkaq, në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë herë pas here publikon mesazhe ku kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga ky virus.

Së fundmi Edi Rama po sjell në vëmendjen situatën e rëndë që po përjeton Italia, ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 627 viktima.

Në postimin e radhës, Rama ka ndarë me qytetarët një video nga Sky News, brenda spitalit të Bergamos ku po trajtohen të infektuarit.

“Hapini sytë e veshët dhe shikojeni e dëgjojeni vetë, se çfarë i gjen ata që nuk duan ta marrin vesh në kohë qindin që të punon ky armik që po luftojmë!

Dhe ku? Në Bergamo! Një nga spitalet më të famshëm të europës! Zot na ruaj

*Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video“. /tvklan.al






Të ngjashme