Pamjet dramatike kur shkëputet akullnaja
Këto janë pamjet kur një akullnajë shkëputet dhe zhytet në ujë. Pamjet janë filmuar nga një anije më 13 Qershor në Alaskë.
Pamjet tregojnë disa copa të vogla akulli që fillojnë të bien në det, më pas shkëputet i gjithë masivi i akullnajës.
Ekuipazhi i anijes tha se kjo ishte një përvojë unike edhe për pasagjerët, të cilët thonë se madhësia e akullnajës që u rrëzua në det ishte gati sa një ndërtesë 5-katëshe. Alaska është përballur me temperatura më të larta për shkak të ngrohjes globale.
Nga ana tjetër, Universiteti i Sheffield ka studiuar se në Alaskë ndodhin rrëshqitje të mëdha të dheut gjatë Pranverës.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një tjetër shpat malor në Alaskë është i paqëndrueshëm për shkak të shkrirjes së një akullnaje. /tvklan.al