Pamjet satelitore/ Çfarë ndodh në bazën ku testohen raketat bërthamore të Koresë Veriore


Pamjet satelitore/ Çfarë ndodh në bazën ku testohen raketat bërthamore të Koresë Veriore

17:50 02/09/2017

Analistët i frikësohen faktit se javën e ardhshme Koreja e Veriut mund të bëjë një tjetër test bërthamor. Imazhet më të fundit satelitore tregojnë se vendi i testimit bërthamor në Korenë Veriore është në gadishmëri.

Dyshimet janë se testi bërthamor mund të kryhet javën që vjen, pasi më 9 shtator është Dita e Themelimit të Republikës së Koresë së Veriut. Testimi më i fundit, që ishte edhe i pesti në radhë, u krye pikërisht 9 shtatorin e vitit të kaluar.

“Përderisa baza ku kryhen testet bërthamore ka statusin në gadishmëri, nuk përjashtohet mundësia që një test i gjashtë bërthamor të kryhet”,

thonë analistët.

Tensionet në gadishullin korean mbeten të larta, pasi një javë më parë Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike jo bërthamore që kaloi mbi Japoni dhe u rrëzua në Oqeanin Paqësor.

Ndërkohë, mëngjesin e djeshmë SHBA dhe Koreja e Jugut gjatë një stërvitje të përbashkët ajrore kryen disa bombardime pranë kufirit të Koresë së Veriut, si një mesazh ndaj shtetit komunist.

Katër avionë luftarakë dhe dy avionë bombardues fluturuan mbi Korenë Veriore duke treguar forcën. /

tvklan.al






Të ngjashme