Panairi Fiera Del Levante – (15 Shtator 1999)


Panairi Fiera Del Levante – (15 Shtator 1999)

20:09 15/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Panairi i përvitshëm tregtar Fiera del Levante një nga ngjarjet më të rëndësishme të biznesit në Itali edhe sivjet ka hapur dyert për shumë vende të Mesdheut, duke bashkuar aktivitetin tregtar të këtyre vendeve. Dita e hapjes së këtij aktiviteti ka shënuar edhe takimin e kryeministrit D’alema me përfaqësuesit pjesmarrës në këtë panair tregtar. Tre ditë më pas për ta vizituar ka shkuar edhe presidenti i Italisë.

Ky aktivitet zhvillohet në Bari. Është hera e parë që edhe kryeministri edhe presidenti vizitojnë të njëjtin edicion në të njëjtin vit. Vjet e ftuara e nderit ka qenë Shqipëria, ndërsa sivjet është Algjeria. Nga Shqipëria sivjet marrin pjesë 15 prodhues të artizanatit, të cilët kanë paraqitur mjaft eksponent të tyre në mjaft stenda të Italisë.

Në këtë panair pjestar visitor janë edhe qeveritarët shqiptarë. Si zv/kryeministri Meta, Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Ylli Bufi, Ambasadori ynë në Itali duke treguar kështu angazhimin e qeverisë shqiptare në fushën e tregtisë mesdhetare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti







Të ngjashme