Panairi Fiera del Levante në Shqipëri – (14 Dhjetor 2000)


Panairi Fiera del Levante në Shqipëri – (14 Dhjetor 2000)

18:43 14/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Fiera del Levante, panairi i 3-të ndërkombëtar do të çelet sot pasdite. Në lidhje me këtë aktivitet që vjen për të tretin vit radhazi në Shqipëri është prononcuar doktor Xhakomo Gobuti, drejtor i përgjithshëm i Institutit Italian për Tregtinë me Jashtë. Zoti Gobuti është shprehur gjithashtu edhe në lidhje me deklaratat e presidentes së Coca Colas në Shqipëri dhe shoqatës së investitorët italian, zonjës Kristina Buzi, e cila ka deklaruar, se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, ndoshta vendi më i rrezikshëm në Ballkan.

Xhakomo Gobuti:- “Unë mendoj se mediat e kanë keqkuptuar zonjën Buzi. Ajo ka thënë disa gjëra të rëndësishme, si psh. se sot investitorët italian kanë interesa të mëdha të jenë të pranishëm në Shqipëri, por nuk mund të punohet në një vend ku nuk ka energji elektrike, nuk ka rrugë, ku nuk ka ligje të forta”.

Gazetarja:- Çfarë prisni këtë vit nga edicioni i Fiera del Levantes?

Xhakomo Gobuti:- “Ne sigurisht presim një interes të madh nga shqiptarët dhe jo vetëm nga ata, por ne mendojmë se ky panair, nuk është vetëm kombëtar, por dhe ndërkombëtar. Ky  është panairi më i rëndësishëm i Europës Jugore”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme