Panairi “Fokus 99” – (10 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
“Fokus ‘99” është panairi më i hapur në Tiranë me organizimin e shoqërisë Rex dhe kujdesin e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.
Ingrid Shuli, Ministrja e Transportit:- “Kjo ekspozitë është një mesazh që u jepet investitorëve vendas dhe të huaj dhe gjithë shoqërisë shqiptare për një të ardhme të hapur për këta investitorë, që duan të investojnë dhe punojnë në Shqipëri”.
40 firma shqiptare dhe të huaja me projektet më të suksesshme në fushën e infrastrukturës e transportit marrin pjesë në këtë ekspozitë. Mes tyre ka firma pjesmarrëse në ndërtimin e korridorit 8 dhe atë veri-jug. Firma prodhuese dhe tregtare, firma turizmi dhe transporti, 50% e pjesmarrësve janë shqiptarë. Banka Botërore, Banka Europiane e Investimeve, BERZH etj, mbështesin këtë ekspozitë.
Për presidentin Mejdani i ftuar nderi në ceremoninë e hapjes.
Presidenti Rexhep Mejdani:- “Infrastruktura është një nga faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë dhe ne duhet të fokusojmë vëmendjen tonë në përmirësimin dhe zhvillimin e saj. Në realizimin e projekteve të përmasave dhe standarteve ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë në realizimin e një leje të madhe të udhëhequr nga presidenti Klinton për ndërtimin e korridorit 8, që do të jetë korridori i afrimit të popujve të Ballkanit”.
Panairi “Fokus ‘99” do të jetë i hapur për tre ditë./tvklan.al