Panairi i Ndihmave Humanitare 1999 (5 Qershor 1999)


Panairi i Ndihmave Humanitare 1999 (5 Qershor 1999)

08:42 05/06/1999

76 shoqëri tregtare shqiptare marrin pjesë në panairin e hapur në Qendrën Kombëtare të Panaireve në Tiranë. 80 % e tyre janë firma prodhuese me aktivitete në fusha të ndryshme. Janë tejkaluar idetë tona në lidhje me organizimin e këtij panairi ka deklaruar Ministrja e Bashkëpunit Ekonomik dhe Tregtisë, Ermelinda Meksi. Panairi i Ndihmave Humanitare 1999 është organizuar me qëllimin për të njohur organizmat e ndryshëm që punojnë për përballimin e emergjencës kosovare.

Ky panair është tregues se prodhimi vendas shqiptar mund të përballojë me sukses kuadrin e ndihmave humanitare. Ky panair është organizuar nga Qendra Kombëtare e Panaireve nën kujdesin e Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, OSBE, UNHCR, në bashkëpunimin e Dhomave të Tregtisë së Tiranës, Korçës, Durrësit, Shkodrës dhe Kavajës, Fondit Shqiptar të Zhvillimit, GTZ e të tjerë./tvklan.al






Të ngjashme