“Panama Papers”, zbulon abuzimet e kreut të FIFA-s


“Panama Papers”, zbulon abuzimet e kreut të FIFA-s

09:50 06/04/2016

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino ka nënshkruar një kontratë me dy biznesmenë, të cilët kanë qenë që të akuzuar për mitëmarrje. Ky është informacioni që ka dalë nga “Panama Papers”.

Hugo dhe Mariano Jinkis, sipas dokumenteve, kanë blerë të drejtat televizive të Uefa Champions League dhe më pas i kanë shitur ato me një çmim gati tre herë më të lartë. Kontrata është e vitit 2006 dhe është nënshkruar nga Infantino, kur ai ishte drejtor i UEFA-s. Një burim i lartë FIFA-s, ka thënë për BBC, se marrëveshja duhet të shqyrtohet nga komiteti etik i organit më të lartë të futbollit.

Infantino, i cili u bë president i FIFA-s më 26 shkurt, në një deklaratë thekson se ai është “tronditur” që vihet në dyshim integriteti i tij. Infantino është një shtetas zvicerano-italian, që përpara se të bëhej president i FIFA-s mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, por gjatë muajit shkurt fitoi garën për të pasuar Blatterin e larguar mes akuzave për korrupsion./tvklan.al






Të ngjashme