Panamaja ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin për Kinën
Panamaja ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin dhe ka vendosur marrëdhëniet me Kinën. Qeverira tha se njeh” vetëm një Kinë” dhe e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës.
Nga ana tjetër, Tajvani shprehu zemërimin dhe keqardhjen për këtë veprim dhe e akuzoi Panamanë se po “trazon ujërat”. Ministria e Jashtme e Tajvanit u shpreh se Panamaja injoroi shumë vite të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve.
Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të saj të shkëputur. Aktualisht vetëm 20 vende kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin.
Kurse Ministria e Jashtme e Kinës, përmes një deklarate, tha se qeveria kineze e vlerëson dhe mirëpret veprimin e Panamasë./
tvklan.al