Panariti: Analizat bëhen edhe në Lushnje


Panariti: Analizat bëhen edhe në Lushnje

21:03 18/04/2014 Panariti-LushnjeeMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti udhëtoi sërish drejt Lushnjes ku zhvilloi një takim me fermerë, krerë lokalë të sektorit të bujqësisë dhe specialist, ku deklaroi sërish se prodhimet bujqësore shqiptare janë të pastra. Por i pyetur nga gazetarët së përse laboratori i analizave në Lushnje nuk është vënë në funksion edhe një muaj pas inaugurimit, ministri Panariti dha këtë përgjigje.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti: “Sot folën specialistët, folën rezultatet. Mos pyesni Ministrin, pyesni specialistët, pyesni rezultatet, që treguan qartë se analizat bëhen qoftë në Lushnje, qoftë në Institutin e Kërkimeve Veterinare. Dhe ju lutem, përdorni një fjalor më etik, sepse nuk i drejtohet një ministri, i cili është ministër i shtetit shqiptar me terminologji, gënjeshtar, mashtrues…”

Por ndërsa ministri del garant për sigurinë e prodhimeve bujqësore, vetë fermerët pjesëmarrës në aktivitet pranojnë se i kanë përdorur hormone.





Të ngjashme