Panariti: Po shkatërrohet mjedisi nënujor


Panariti: Po shkatërrohet mjedisi nënujor

16:33 21/01/2014 EDMOND-PANARITI-22Shqiptarët duhet të nxitojnë për të shijuar pjatat e fundit të makaronave me dateri ose siç njihet ndryshe midhja e gurit. Kjo pasi ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalimin e vjeljes dhe tregëtimit të saj për shkak se sipas ministrit Panariti marrja e këtij molusku nga deti shkatërron mjedisin nënujor.

Për të monitoruar tregun ministri Panariti tha se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të nisë menjëhërë kontrollet në pikat e shitjes dhe nëpër restorante.

 

Edhe për peshkimin me dinamit do të ketë masa më të ashpra, pasi do të konsiderohet si vepër penale.





Të ngjashme