Pandeli Majko dhe skandali i përgjimeve të deputetëve (20 Prill 1999)


Pandeli Majko dhe skandali i përgjimeve të deputetëve (20 Prill 1999)

11:11 20/04/1999

Sherri për të ashtuquajturin skandal të përgjimit të telefonave të deputetëve nga SHIK-u, zbret në tavolinën e Kryeministrit Majko. Pas një mbledhje të ashpër të Grupit Parlamentar Socialist ku një pjesë e deputëve kanë kërkuar të nxjerrin përgjegjësitë për këtë çeshtje, Kryeministri Majko ka mbledhur krerët e koalicionit për të shmangur krizën qeveritare.

Deputetët socialistë kanë fajësuar Kryeparlamentarin Gjinushi dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un Neritan Ceka, madje kanë kërkuar largimin e tij nga posti. Si zgjidhje kompromisi është propozuar krijimi i një komisioni parlamentar që do të verifikojë akuzat për përgjimin e telefonave të Nanos, Ruçit, Finos, Metës dhe Malajt./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme