Pandeli Majko dhe Ylli Bufi në Konferencën e Privatizimit (14 Korrik 1999)


Pandeli Majko dhe Ylli Bufi në Konferencën e Privatizimit (14 Korrik 1999)

11:30 14/07/1999

Shqipëria përgatit fushatën e privatizimit të sektorëve strategjikë të ekonomisë nëpërmjet shitjes në tendera publike të ndërmarrjeve dhe kompanive të mëdha në telekomunikacione, energjitikë, miniera e hidrokarbure. Në Konferencën për privatizimin e sektorëve strategjikë Kryeministri Pandeli Majko ngriti zërin për prapambetje në këtë fushë dhe nivelin e ulët të investimeve të huaja në vend.

Ecurinë e ngadaltë në privatizim, Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Ylli Bufi e argumentoi me terrenin e vështirë të krijuar nga tensionet e larta politike gjatë këtyre dy vjetëve. Sipas Ministrit Bufi në fund të Shtatorit do të mbyllet privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për t’i hapur rrugë privatizimit të sektorëve strategjikë.

Ndër objektivat e këtij procesi sipas Ministrit Bufi janë zhvillimi ekonomik afatgjatë i qëndrueshëm, prishja e strukturave monopol në treg duke rritur konkurencën dhe tërheqja e kapitaleve të huaja. Ndër problemet që janë hasur deri tani në privatizim Ministri Bufi përmendi edhe pronësinë mbi tokën dhe kulturën e mangët ekonomike të specialistëve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme