Pandeli Majko intervistë për studentët grevistë (14 dhjetor 1998)


Pandeli Majko intervistë për studentët grevistë (14 dhjetor 1998)

11:33 14/12/1998

Kryeministri Pandeli Majko intervistë për studentët grevistë. Sipas Majkos ai është i gatshëm të dialogojë me studentët brenda institucioneve.

Kërkesa ime për dialog me ta mund të zhvillohet vetëm brenda institucioneve. Nuk jam njeri për të bërë show, për të bërë njeriun e mirë. Jam njeri që përfaqësoj një shtet dhe jam i gatshëm të dialogoj me ta pa prekur interesat e baballarëve dhe nënave të tyre. Studentët duhet të më mirëkuptojnë që jam i gatshëm të ballafaqohem me investimet e bëra për këto shtatë vjet, me investimet e bëra këto muaj qeverisje që kemi ne. Ne kemi dërguar përfaqësuesit e qeverisë sonë dhe po përgatisim një përgjigje brenda këtij buxheti parash që kemi ne.” – ka thënë kryeministri Majko./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme