Pandeli Majko konferencë në Ministrinë e Punës (14 tetor 1998)
Kryeministri Pandeli Majko në konference flet per abuzimet me fondet publike qe janë bërë nga Ministria e Punës. Sipas tij është e papranueshme nga qeveria që në programin e vitit janë programuar 500 milionë lekë për programet e nxitjes së punësimit dhe nuk janë shpenzuar asnjë lekë nga këto. Ai gjithashtu shprehet në tone acaruese duke thënë se nga materialet e paraqitura, nga 1 miliardë lekë për të shpenzuar, shuma e shpenzuar është vetëm 1/10, gjë e pajustifikueshme përpara qeverisë.
Pamje kryeministri Pandeli Majko./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame