Pandeli Majko takim me Prefektët (28 Mars 1999)


Pandeli Majko takim me Prefektët (28 Mars 1999)

13:07 28/03/1999

Kryeministri Majko ka mbledhur në një takim urgjent Prefektet për të stabilizuar situatën e rëndë te krijuar në rrethet Verilindore, Kukës, Has dhe Tropojë, si pasojë e ardhjes së vazhdueshme të mijëra refugjatëve nga Kosova.

Majko kërkoi koordinimin e veprimeve të prefektëve me Komisionin e Emergjencës Ndërministror të kryesuar nga Zëvëndëskryeministri Meta. Majko kundërshtoi idenë se refugjatët do t’i mbaje vetëm Veriu. Ata do të shpërndahen nga Veriu ne Jug. Kryeministri Majko kërkoi nga Prefektet që ata të përgatiten për të përballuar deri në 100 mijë të ardhur nga Kosova./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme