Pandeli Majko takim tek KESH- i (14 dhjetor 1998)
Shqiptarët të pangopur me energji elektrike. Në krahasim me vendet e tjera të Europës, shqiptarët konsumojnë trefishin e energjisë elektrike. Këtë shqetësim ka ngritur ish-Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it Ëngjëll Çuçi në takim me kryeministrin Majko.
Çuçi theksoi se nga shpërdorimi i energjisë elektrike nga 11 milion kw/orë sot konsumohen 22 milionë kw/orë duke rrezikuar linjat e shpërndarjes dhe kabinat elektrike. Majko kërkoi mirëadministrimin e fondeve pasi janë vërejtjur shpërdorim të tyre. Majko ka inaguruar më pas nënstacionin e Sharrës në të cilën pritet përmirësim i ndjeshëm i furnizimit me energji elektrike të Tiranës./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame