Pandemia kufizoi privatësinë


Pandemia kufizoi privatësinë

21:10 17/05/2020

Qeveritë po kontrollojnë lëvizjen e njerëzve

Shpërthimi i COVID-19 mund t’i marrë njerëzve edhe atë pak privatësi që u është lënë pas ligjeve të shumta që u miratuan në vitet që pasuan sulmet e 11 Shtatorit 2001, për parandalimin e sulmeve terroriste.

Ky është thelbi i një analize të publikuar në portalin e rrjetit prestigjioz amerikan CNN, ku thuhet se tashmë qeveritë e vendeve të ndryshme të botës po zgjerojnë gamën e aplikacioneve që survejojnë lëvizjen e njerëzve.

Kjo bëhet me argumentimin për të mbajtur nën vëzhgim personat që thyejnë karantinën dhe që rrezikojnë të përhapin koronavirusin. Me dhjetëra janë aplikacionet që lehtësojnë përcjelljen e udhëzimeve të autoriteteve, tek banorët e zonave të prekura nga COVID-19, ku shembull tipik është Koreja e Jugut dhe Japonia.

CNN shkruan se këto masa të kujtojnë reduktimin masiv që iu bë privatësisë nga frika e sulmeve terroriste, që u ligjëroi autoriteteve përgjimin masiv të mesazheve e bisedave telefonike, për të rënë në gjurmë të grupeve terroriste.

Por këto të drejta u shpërdoruan në shumë raste, siç ishte ai i grumbullimit të të dhënave nga rrjete sociale si Facebook, që i përdori politikisht duke ndikuar në zgjedhjen President të Donald Trump.

Tv Klan






Të ngjashme