Pandemia shënon rekorde të reja negative me shifrat ditore
Izolohet Presidenti francez, rezultoi pozitiv me Covid-19
Pandemia shënoi rekorde të reja globale 24-orëshin e fundit. Mbi 716 mijë të prekur dhe më shumë se 13.500 vdekje u shënuan brenda një dite, duke thyer rekordin negativ të mëparshëm të shënuar javën e kaluar.
Rekordin mes vendeve të botës e vendosën sërish Shtetet e Bashkuara me mbi 248 mijë infektime ditore e me mbi 3500 vdekje vetëm në 24 – orëshin e fundit. Edhe pse më të ulta se rekordet e të mërkurës, shifrat e pandemisë për këtë të enjte në Gjermani ishin sërish të konsiderueshme. U shënuan gati 700 viktima, shifra e dytë më e lartë e pandemisë.
Me vënien në zbatim të karantinës kombëtare, qeveria gjermane synon reduktimin e shifrave të larta që nuk kanë shënuar asnjë ulje prej Nëntorit. Presidenti francez Emmanuel Macron rezultoi i infektuar me koronavirus nga testet e kryera pas shfaqjes së simptomave të para.
Ai anuloi vizitën në Liban parashikuar për më 22 Dhjetor, ndërsa është vendosur në izolim dhe funksionet do t’i kryejë nga shtëpia. Edhe pse rezultoi negativ nga kontakti me Presidentin, Kryeminstri Zho Kasteks do të qëndrojë në izolim ashtu si edhe bashkëshortja e Presidentit.
Tv Klan