Panelet diellore, prodhuesit kërkojnë që tepricat t’i blejë OSHEE
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të fillojë punën për të hartuar udhëzimin i cili do të përcaktojë rrugën se si do të bëhet blerja e energjisë nga panelet diellore që prodhojnë energji të rinovueshme. Kanë qenë vetë bizneset e kësaj fushe, të cilët prodhojnë energji për të përmbushur nevojat e tyre që kanë insistuar që Operatori i Shpërndajres së Energjisë t’ia marrë atyre tepricat, kundrejt pagesës.
Por stafi i OSHEE-së nuk është dakord për marrjen në rrjetin e saj të energjisë që prodhohet nga panelet e energjisë së rinovueshme në çdo moment, pasi kjo do të sillte kosto për të. Kjo ka ndezur dhe një debat në bashkëbisedimin që Ministria bëri me prodhuesit e fotovoltaikëve.
Ligji për nxitjen e energjisë së rinovueshme është miratuar në 2017-n, por ende nuk kanë dalë disa akte nënligjore të tij.
Tv Klan