Panik në aeroportin e Los Angeles, alarm për të shtëna, bllokohen fluturimet
Udhëtarët në Aeroportin e Los Angelesit përjetuan çaste tmerri mbrëmjen e kaluar, pas një alarmi për sulm terrorist.
Pamjet tregojnë njerëz që vrapojnë të mbërthyer nga paniku, ndërsa trafiku ajror u bllokua për disa minuta.
Gjithçka nisi pasi u dëgjuan zhurma të forta që përngjanin me të shtëna armësh pranë njërit prej terminaleve, sqaroi policia amerikane.
Fillimisht u raportua se në brendësi të aeroportit ishte një person që hapi zjarr ndaj pasagjerëve. Policia rrethoi një person të dyshimtë, i maskuar me kostumin e personazhit të Zorros dhe me një shpatë në dorë.
Oficerët arritën ta neutralizojnë, por në fund rezultoi se shpata e tij ishte e rremë. Pas pak orësh panik aktiviteti vijoi normalisht në aeroport.
Tv Klan