Panik në një hotel në Las Vegas, autori me maskë derri terrorizon turistët
Të shtënat më armë zjarri në një hotel në Las Vegas kanë terrorizuar të gjithë të turistët.
Kjo situatë shkaktoi panik në gjithë hotelin Bellagio dhe kazinonë, por të shtënat ndodhën në një dyqan orash Rolex. Kjo situatë shkaktoi kaos dhe panik tek të gjithë persona që ishin në hotel. Mësohet se personi që ka qëlluar me armë ka dashur të grabisë dyqanin e orave. Ai është arrestuar nga policia e Las Vegasit. Dëshmitarët kanë treguar se grabitësi kishte veshur një këmishë të errët dhe njëpalë pantallona të zeza dhe në dorë mbante një çantë. "Unë fillova duke bërtitur sapo kam dëgjuar të shtënat. Ne jemi të frikësuar me të vërtetë "./tvklan.al