Panucci me dilema për Izraelin


Panucci me dilema për Izraelin

16:40 06/09/2018

Shqipëria e zhvilloi sot paradite stërvitjen e fundit para ndeshjes me Izraelin që do të hapë garën në Ligën e Kombeve. Christian Panucci është përqendruar më së shumti te taktika në përgatitjet e këtyre ditëve.

Panucci duhet të qartësojë dilemat ku më së shumti mbeten te mbrojta. Kuqezinjtë u stërvitën në Durrës, ndërsa në orën 19:30 do të jetë radha e seancës së përfaqësues izraelite, por në “Elbasan Arena”aty ku nesër do të luhet ndeshja. Siguria do të jetë e lartë me agjentët që shoqërojnë ekipin dhe forca të policisë shqiptare.

Lojtarët mbërritën dje në mbrëmje në Tiranë, ndërsa lëvizja nga aeroporti në hotel u krye me disa automjete sipas asaj që shkruhet në mediat izraelite.

Në Elbasan sot në mbrëmje do të zhvillojnë konferencat trajnerët Christian Panucci dhe Andreas Herzog.

Tv Klan






Të ngjashme