Panucci: Të gjithë kanë dëshirën të reagojnë


Panucci: Të gjithë kanë dëshirën të reagojnë

22:26 02/06/2018

Kombëtarja shqiptare mbërriti në qytetin Evian të Francës paraditen e kësaj të shtune.

Pritet që formacioni dhe rreshtimi do të ndryshojnë në krahasim me ndeshjen me Kosovën. Trajneri italian Panucci ka provuar modulin 4-1-4-1 në ndeshjen e kontrollit me Berishën në portë. Hysaj, Mavraj dhe Gjimshiti në qendër dhe në të majtë Veseli ose Memolla. Sabian Lilaj u vendos përpara mbrojtjes. Në mesfushë, Roshi ose Gavazaj në të djathtë, Ramadani, Ndoj dhe Lenjani. Në sulm Panucci do t’i besojë Rei Manajt. Tekniku kërkon ta ngarkojë me përgjegjësi futbollistin pasoi mendon se ai e ka potencialin. Do të provohet edhe Sindrit Guri se si do të paraqitet si sulmues i vetëm. Sa i përket motivimit, italiani thotë se skuadra nuk ka patur aspak nevojë.

“Pak figurës së keqe që bëmë, të gjithë kanë dëshirën për të bërë një ndeshje të bukur. Duke i njohur, jam i bindur që do të nxjerrin në pah krenarinë dhe dëshirën për t’i bërë gjërat siç duhet. Tashmë në mbetet të flasim pak dhe të bëjmë një ndeshje serioze. Jam i bindur se ndeshja me Kosovën nuk do të përsëritet”, tha Panucci.

Ndërsa portieri Berisha tha se nesër do jetë momenti të tregojmë se kemi cilësi. “Kemi një ekip të mirë që mund të na dërgojë në europian.”

Ndeshja do të luhet këtë të diel në orën 16:00.

Tv Klan






Të ngjashme