Paolo Tramexani merr dhe Sadikun?
Armando Sadiku pranoi për mediat zvicerane se Lugano është e interesuar ta afrojë. Në këtë ekip trajner është Paolo Tramexani palët po bisedojnë, por sulmuesi nuk ka preferuar të shtojë asgjë.
Armando Sadiku është aktivizuar me Luganon në të kaluarën ku ishte në ligën e dytë. Futbollisti i Kombëtares këtë sezon është pjesë e Zyrihut, por pëlqehet nga ekipe brenda dhe jashtë Zvicrës.
Skuadra e tij aktuale mund të përfitojë vetëm nëse e transferon gjatë janarit, pasi në verë Sadiku largohet me parametër zero./ TV KLAN