Papa firmos lumturimin e 38 martirëve


Papa firmos lumturimin e 38 martirëve

13:14 27/04/2016

Papa Françesku firmosi dekretin për Lumturimin e 38 martirëve shqiptarë të regjimit komunist. Sakrificën e tyre Papa e vlerësoi gjatë vizitës që pati në Shqipëri në 21 shtator të vitit 2014.

Për martirët e parë shqiptarë ishte hapur prej vitesh çështja e kanonizimit kishtar, ndërsa tashmë ata njihen nga Selia e Shenjtë si të martirizuar pasi u persekutuan padrejtësisht për shkak të fesë.

38 martirët shqiptarë u përndoqën, vranë dhe persekutuan  pasi me besimin në Zot, sfiduan sistemin dhe ideologjinë komuniste.

Njëri prej tyre ishte Imzot Vinçenc Prennushi, ipeshkëv i Durrësit dhe poet. Ai u burgos dhe u torturua pasi nuk pranoi të shkëpuste Kishën Shqiptare nga Selia e Shenjtë. Imzot Vinçenc Prennushi dha shpirt me 19 mars të vitit 1949 në një birucë burgu.

Lumturimin e 38 martirëve shqiptarë e përshëndetën në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Tv Klan






Të ngjashme