Papa Françesku testohet për koronavirus


Papa Françesku testohet për koronavirus

09:10 03/03/2020

Situata prej koronavirusit në Itali ka krijuar frikë mes qytetarëve. Frika se me COVID-19 mund të ishte infektuar edhe Papa Françesku ishte e madhe. Por pas tesimeve, lideri katolik ka rezultuar negativ me virusin.

Shqetësimi nga njerëzit u ngrit pasi Papa Françesku anuloi një takim të rëndësishëm në papat pasi ishte ftohur. Ai anuloi edhe takimet me njerëzit javën e kaluar.

Italia është vendi më i prekur me koronavirus në Europë. Sipas mediave më shumë se 2 mijë persona janë infektuar, ndërsa 52 vetë kanë humbur jetën./tvklan.al






Të ngjashme