Papa Françesku: Vaksina, dritë shprese nëse shkon tek të gjithë


Papa Françesku: Vaksina, dritë shprese nëse shkon tek të gjithë

15:38 25/12/2020

Mesazhi në meshën e Krishtlindjeve “Urbi et Orbi” në Vatikan

Pandemia e covid-19 kanë qenë në fokus të lutjeve tradicionale “Urbi et Orbi”që Papa Françesku ka mbajtur në Vatikan. Ati i shenjtë theksoi se koronavirusi duhet t’i thyejë kufijtë dhe të gjitha shtetet duhet të bashkëpunojnë që vaksina të sigurohet për të gjithë.

“Sot në këtë kohë errësire dhe pasigurie për shkak të pandemisë shfaqen shumë drita shprese si zbulimi i vaksinave. Por qe këto dritë të ndriçojnë dhe të mund të sjellin shpresë për të gjithë botën, duhet të jenë në dispozicion të të gjithëve. Nuk mund të lejojnë që nacionalizmat e mbyllura të na pengojnë të jetojmë si një familje e vërtetë njerëzore që jemi”, tha Papa.

Papa Françesku bëri thirrje për unitet në një periudhë të vështirë si kjo që njerëzimi po kalon.

“Kemi më shumë se kurrë nevojë për vëllazëri dhe zoti na e ofron duke na dhënë djalin e tij Jezu Krishtin. Jo një vëllazërim të krijuar me fjalë të bukura dhe ndjenja të ndryshme. Një vëllazëri e bazuar në dashuri të vërtetë, në gjendje për të takuar tjetrin ndryshe nga unë, për të ndarë dhimbjen e tij për tu afruar dhe kujdesur edhe pse nuk është i familjes time, etnisë apo fesë time. Dhe kjo vlen edhe në raportet midis popujve dhe kombeve, vëllezër të gjithë.”

Një natë më parë Papa Françesku mbajti edhe meshën e krishtlindjes në sheshin e Shën Pjetrit, ku morën pjesë më pak se 200 besimtarëve me maska, kryesisht punonjës të shtetit të vogël të Vatikanit.

Për respekt të masave antiCovid të vendosura në Itali, mesha që tradicionalisht mbahet në mesnatë, u zhvillua dy orë më herët.

Tv Klan






Të ngjashme