Papa, kritika atyre që u mbyllën dyert emigrantëve
Në mesazhin për Ditën Botërore të Paqes, Papa Françesku kritikoi udhëheqësit e vendeve që u mbyllin dyert emigrantëve. Kreu i Kishës Katolike Botërore u bëri atyre të reshtin së fajësuari të huajt për çdo të keqe.
“Jetojmë në këto kohë të klimës së mungesës së besimit, ku shtohet edhe frika ndaj tjetrit apo ndaj të huajit. Jemi në ankth mos humbim avantazhet tona. Kjo frikë shfaqet edhe në nivele politike përmes sjelljeve bllokuese apo nacionalizmit që venë në diskutim vllazërinë për të cilën bota jonë e globalizuar ka aq shumë nevojë”.
Papa Françesku nuk përmendi emra, por politikat që kritikohen në këtë mesazh i ndjek edhe zëvendëskryemistri italian Mateo Salvini, presidenti amerikan Donald Trump dhe shumë udhëheqës perëndimorë. Në mesazhin e tij, kreu i Vatikanit dënoi edhe politikat e përhapjes së armatimit, që sipas tij kanë shkaktuar lufta në të kaluarën dhe sot ushqejnë terrorizmit.
Tv Klan