Papa kujton 38 martirët shqiptarë
38 martirët e lumturuar një ditë më parë në Shkodër u përmendën nga Papa Françesku në meshën e së dielës në Vatikan.
Ai tha se klerikët ishin viktima të persekutimit të egër nga regjimi ateist, që dominoi Shqipërinë shekullin e kaluar.
Më tej Papa shtoi se 38 klerikët e lumturuar nga Selia e Shenjtë preferuan të vuanin burgun, torturat, e deri edhe vdekjen, vetëm që t’i mbeteshin besnikë Krishtit dhe Kishës.
Tv Klan