Papa: Materializmi ka marrë peng Krishtlindjet
Në ditën e lindjes së Krishtit, urimi i Papa Franceskut ka ardhur ndryshe. Teksa ka denoncuar vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve, Papa, tha se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes është mbytur tashme nga materializmi.
Siria, vuajtjet në botë, terrorizmi dhe emigrantet ishin kryefjala e Papa Françeskut në meshën e mbajtur nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan.
Papa Françesko gjatë meshës të së dielës në Vatikan ka dhënë edhe mesazhin tradicional të urimit për festen e Krishtlindjeve.
“Urimi I sotëm I përket të gjithë tokës dhe arrin tek të gjithë popujt, veçanërisht ata të plagosur nga lufta dhe nga konfliktet e ashpra të cilët e ndjenë më shumë dëshirën për paqe”, theksoi Ati i shenjtë.
Në mesazhin për Krishtlindje, Papa bën thirrje për paqe në gjithë popujt në tokë.
“Paqe për burrat dhe femrat në Sirinë e martirizuar, ku është derdhur shumë gjak. Mbi të gjithë në Aleppo,” u shpreh Papa Françesko nga bazilika e Shën Pjetrit.
“Paqe dhe jo fjalë. Faktike dhe konkrete për vëllezërit dhe motrat ë braktisur e të zhgënjyer si dhe për ata që vuajnë nga uria e që janë viktima të dhunës. Paqe për refugjatet dhe emigrantet”, nënvizon Papa Françesko.
Ndërkohë, Ati i Shenjtë ka dhënë urimin për Krishtlindje në të gjitha gjuhet, natyrisht dhe në Shqip.
Tv Klan