Papa mban fjalim kundër armatimit bërthamor
Papa Françesku tha se bota duhet të dënojë jo vetëm përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por edhe posedimin e tyre.
Papa i bëri këto komente në Vatikan, në fillim të një konference dyditëshe për çarmatimin bërthamor, e cila ka mbledhur së bashku 11 fitues të Çmimit Nobel për Paqe, si dhe zyrtarë të OKB-së dhe NATO-s.
“Ne nuk mund të ndihmojmë, por kemi një ndjenjë të thellë shqetësimi kur marrim parasysh pasojat katastrofike humanitare dhe mjedisore nga çdo përdorim i pajisjeve bërthamore”,
tha Papa.
“Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të mbahen rob i forcës ushtarake, frikësimit të ndërsjellë dhe i ekspozimit të stoqeve të armëve
”, shtoi Papa.
Konferenca në Vatikan vjen në kohën e tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, në lidhje me ambiciet bërthamore të Phenjanit./REL