Papa mungon në meshën e parë të 2021


Papa mungon në meshën e parë të 2021

14:35 01/01/2021

Mesazhi: Shpresojmë për një rilindje të re

Ka qenë e ndryshme mesha e parë e këtij viti e mbajtur në Selinë e Shenjtë, pasi ka munguar Papa Françesku. Vatikani njoftoi se shkak është bërë dhimbja e nervit shiatik që e ka ndaluar kreun e Kishës Katolike t’u drejtohet besimtarëve. Ceremonia është drejtuar nga sekretari i shtetit, Pietro Parolin.

Ai ka lexuar një mesazh të shkruar nga ati i shenjtë, i cili lutet që 2021 të jetë një vit i rilindjes pas tragjedive të kaluara.

“Shpresojmë për një rilindje dhe zakone të reja. Duhet të kuptojmë se na duhet një vaksinë për zemrën. 2021 do të jetë një vit i mirë nëse kujdesemi për të tjerët, siç bën Zoti me ne. Gjithçka fillon këtu, nga kujdesi për të tjerët, për botën, për krijimin”.

Papa Françesku thekson në letrën e tij se më e rëndësishme është shpresa te jeta. Për shkak të masave kundër pandemisë mesha ka qenë e kufizuar nga besimtarët.

Tv Klan






Të ngjashme