Papagalli, dëshmitar okular në vrasje…


Papagalli, dëshmitar okular në vrasje…

21:26 29/06/2016

Të gjithë e dinë që Bud mund të flasë, si papagall që është.

Pyetja e shtruar nga një prokuror është nëse shpendi, që dyshohet se ka qenë prezent në një vrasje brutale, duhet të konsiderohet si "dëshmitar" i vlefshëm në sallën e gjyqit.

Vetëm pak javë më parë, kjo ide dukej tërësisht absurde, por tashmë, autoritetet po e marrin seriozisht në konsideratë për të studiuar fjalët e papagallit, për përcaktuar nëse ai vëretëtë ka të dhëna për vrasjen në fjalë.

Sipas mediave amerikane, vendimi për të vlerësuar mundësinë për të "thërritur" në sallë papagallit vjen pasi të martën, 48 – vjeçarja Glena Duram u akuzua për vrasje të shkallës së parë, për vrasjen e bashkëshortit të saj Martin Duram, në Maj të 2015 – ës.

duram

Familjarët besojnë se Bud, një papagall gri afrikan mund të ketë qenë prezent gjatë të shtënave me armë, ku humbi jetën Duram dhe bashkëshortja e tij u plagos rëndë.

Kjo, pasi papagalli nuk pushon së përsërituri një frazë. Duke imituar zërin e të zotit të tij, ai thotë: “Mos qëllo!”

Trupi i Duram u gjet pranë gruas së tij, e cila mbeti gjithashtu plagosur me armë zjarri në kokë, por shpëtoi. Policia fillimisht besoi se ajo ishte viktimë në këtë ngjarje, më vonë lindën dyshimet se në fakt ajo ishte autorja.

Gruaja deklaron se nuk mban mend asgjë nga kjo ngjarje. Ajo mësohet se kishte lënë 3 letra vetëvrasjeje për familjarët, përpara se të ndodhte ngjarja, por edhe për këtë ajo prentendon se nuk mban mend.

“Nuk jam e sigurt që e kam vrarë tim shoq”

, mësohet të ketë deklaruar ajo në polici./tvklan.al





Të ngjashme