Papandreu dhe Meta vizita ne Dropull – (9 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Bashkëpunimi Shqipëri – Greqi s’mund të cënohet nga spekullimet e shtypit për vizat greke. Kjo është deklarata e përbashkët e kryeministrit Meta dhe shefit të diplomacisë greke Jorgos Papndreu, në takimet me minoritarët e fshatrave të Dropullit. Sapo ka zbritur nga helikopteri ushtarak grek, ministri i Jashtëm Papandreu i pyetur nga Tv Klan lidhur me Korridorin 8 tha:
Jorgos Papndreu, ministri i Jashtëm grek:- “Është mëse e ditur se Korridori 8 do të kaloj nga porti i Selanikut. Projekti teknik i korridorit 8, thekson Papandreu përmban edhe degëzime të tjera që do të përshkojnë të gjithë rajonin e Ballkanit”.
Lidhur me skandalin e vizave greke ministri i Jashtëm Papandreu tha se Greqia ka nisur të praktikojë procedurat e marrëveshjes Shengen dhe se pas kësaj problemet do të marrin një drejtim tjetër.
Meta dhe Papandreu janë pritur më pas me këngë e valle nga banorët e jugut të cilët ishin mbledhur për të festuar përvjrtorin e 9 të krijimit të organizatës të minoritetit grek, Omonia.
Qeveria greke i kushton kujdes të veçantë zonave të minoritetit në jug të Shqipërisë tha Papndreu. Për projektet e rrugëve dhe ujësjellsat, greqia do të jap 600 mijë dollarë. Në qytetin e Gjirokastrës së shpejti do të nisin punën dy filiale të bankave greke.
Kryeministri Meta, ministrat Rama, Angjeli sëbashku me ministrin e Jashtëm Jorgos Papandreu përuruan qendrën e kulturës të rikonstruktuar të fshatit minoritar Derviçan, investim grk prej 33 milion dhramish. Qeveria ime tha kryeministri Meta, aplikon standarte të larta për pakicat kombëtare. Kryeministri Meta u kthye në Tiranë, ndërsa ministri i Jashtëm Papndreu vizitoi edhe fshatin Bularat të Dropullit të Sipërm, ku ka vendosur një kurorë në varrezat e ushtarëve grek të rënë gjatë luftës së dytë botërore./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame