Papandreu pritet të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm


Papandreu pritet të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm

18:55 06/01/2010

Kryeministri grek Jorgos Papandreu pritet të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm.

Lajmi është publikuar në gazetën greke “To Vima”, sipas të cilës, pas tre muajve qeverisje, posti i diplomacisë do i kalojë Ministrit plotësues të Jashtëm, Dimitris Drutsas.

Nuk bëhen publike detaje të tjera lidhur me këtë vendim të kreut të qeverisë greke.

Gazeta shkruan se Papandreu mbajti postin e shefit të diplomacisë për të zhvilluar një cikël takimesh ndërkombëtare të rëndësishme dhe me interes të madh për politikën greke.

Tv Klan






Të ngjashme