Papandreu, takime tek refugjatët kosovarë (31 Mars 1999)
Vizitë e papritur në Tiranë e numrit një të diplomacisë greke Jorgos Papandreu. Edhe pse nuk ka dalë hapur kundër sulmeve të NATO-s, Greqia zyrtare është shprehur se ka ende kohë për bisedime dhe bindje politike. Në takimin me Kryeministrin Pandeli Majko, Papandreu tha se Greqia dënon vrasjet masive të shqiptarëve të Kosovës dhe se Qeveria Greke ofron një shumë prej 28 miliard dhrahmish, ndërkohë që çdo ditë dy avionë do të sjellin ndihma ushqimore dhe farmaceutike, përgjatë dy javëve. Papandreu vizitoi kampingun e refugjatëve pranë Pishinave të kryeqytetit.
“Greqia si vend anëtar i NATO-s dhe i Aleancës, ka dhënë në tërësinë e vet gjithë ato lehtesitë e nevojshme, që ka si detyrim të japë si anëtare e NATO-s, paralelisht ne nuk marrim pjesë në ato veprime operacionale si një vend i Ballkanit. Njëkohësisht ne shpresojmë dhe bëjmë çdo përpjekje në mënyrë që të mbizotërojë paqja, të gjendet një zgjidhje brenda kuadrit të Marrëveshjes së Rambujesë.” -tha ai./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame