Papastërtia e plazhit të Divjakës (16 Korrik 2000)
Pushuesit e sivjetëm do t’a mbajnë mend plazhin e Divjakës për shumë arsye. Ashtu si të gjithë plazhet e vendit, Divjaka shquhet për papastërti të rërës dhe të bregut të detit, por me këtë fakt tashmë njerzit janë mësuar. Ajo që e dallon Divjakën nga plazhet e tjerë është fakti se në vend që të pushojnë njerëzit, atje më shumë plazhojnë makinat.
Të gjitha markat e makinave, përfshirë dhe karroca me kafshë transporti, kanë mundësi të ekspozohen në rrugët e ekspozuara buzë detit, duke rrezikuar kështu jetë njerëzish. Në ankth dhe të pasigurtë janë pushuesit e Divjakës dhe për një arsye tjetër. Atje nuk funksionon asnjë mjet detar për të dhënë ndihmën e parë në rast rreziku.
Tragjeditë nuk kanë munguar asnjë vit dhe kjo i takon pjesës sipërfaqësore të detit sepse dhe në thellësi të tij ka ndryshime të mëdha ekologjike. Si asnjë herë tjetër, në breg të detit, ndodhen të ngodhura me mijëra gjallesa të botës së nënujshme dhe megjithatë, njerëzit vazhdojnë të pushojnë./tvklan.al