Papërgjeshmëria e mediave (20 Korrik 2000)
Media shqiptare me protagonistë punonjësit e saj gjithnjë e më shumë shfaqin etikën gazetareske. Sharjet, akuzat, janë bërë pjesë e moralit duke përligjur papërgjegjshmërinë. Ky është vlerësimi i grupit shqiptar të të drejtave të njeriut, mbi 7 gazeta të përditshme të pavarura e partiake si dhe dy revista “Klan” dhe “Spekter”, të dhëna këto të mbledhura çdo fund muaji.
Ky projekt do të ketë si objekt të tij vëzhgimin, media dhe politika, urrejtjen e shprehjes së gazetarit që u drejtohet grupeve të individëve, disinformimin dhe të tjerë. Shqetësimi i rretheve intelektuale kohë më parë ishte problem i dhunës që shteti ndërmerrte ndaj shtypit, ndërsa sot vihet re mungesa e respektit të gazetarit ndaj politikës dhe individit.
Disa media e përdorin politikën si armë. Sipas grupit shqiptar të të drejtave të njeriut, gazetaria nuk e kryen si duhet punën e saj. Projekti që ky grup ka ndërmarrë ka si qëllim që shtypi të kryejë misionin e vet human dhe të ulë nivelin e rasteve të agresivitetit, mosrespektimit dhe shpifjeve ndaj individëve dhe grupeve të tyre në vend./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti