Papunësia në Shkodër (25 Korrik 1999)


Papunësia në Shkodër (25 Korrik 1999)

10:26 25/07/1999

Qyteti i Shkodrës ka papunësinë më të lartë në rang Republike. 21 mijë është numri zyrtar i të papunëve, ndërkohë që burime të ndryshme deklarojnë dhe 30-40 mijë të tillë. Sipas një studimi tregu i punës në Shkodër rezulton se të punësuar në këtë qytet janë 15 mijë vetë, rreth 10 mijë janë në emigracion dhe 29 mijë përfitojnë asistencë ekonomike. Vendin kryesor të fuqisë punëtore e zënë meshkujt. Studimi i zyrës së punës për këtë qytet ka një nivel të mirë profesional dhe i jep përgjigje shumë pyetjeve për problemet e punësimit në Shkodër./tvklan.al






Të ngjashme