Papunësia në Shqipëri në rritje (19 Gusht 1998)
Papunësia vazhdon të rritet me ritme të shpejta .Muaji korrik ka shënuar dhe mijëra të tjerë të papunë. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare shifrat e papunësisë gjatë muajit të kaluar kanë shënua 222 mijë e 96 vetë. Në krahasim me muajin qershor, në zyrat e punës janë regjistruar si të pa punë rreth 3 mijë persona më shumë.Specialistët thonë se gjatë këtyre 3 muajve të fundit ka një rritje konstante të papunësisë.
Por kjo shpjegohet me regjistrimin për herë të parë të njerzve për të përfituar ndihmë ekonomike.Rrethet në të cilat janë shtuar rradhët e të papunëve janë Kavaja,Tirana,Korça,Puka dhe Pogradeci,ndërsa ka një ulje të numrit të tyre në DIbër, Shkodër dhe Librazhd. Ekonomia shqiptare vazhdon të vuaje kështu pasojat e trazirave të vitit të kaluar,mungesen e investimeve të huaja si dhe zhvillimin e sektorit të mesëm privat.
Mijëra njerëz kryesisht të rinj kalojnë kohën rrugëve dhe lokaleve duke pasur si burim të vetëm jetese ndihmën modeste të shtetit.Por ka dhe raste që njerzve qëi është ofruar punë publike kanë refuzuar të shkojnë atje për shkaqe të ndryshme. Ato fillojnë që nga pagesa dhe mbarojnë te përçmimi./tvklan.al