“Para dhe pas kamerave” libri i ri Blendi Fevziut (12 Nëntor 1999)
“Para dhe pas kamerave” gazetari i TV Klan, Blendi Fevziu u ka rrëfyer lexuesve historinë e emisionit dyvjeçar “E diela debat”. Në 465 faqet e librit gjenden jo vetëm 113 personazhet e këtij emisioni por dhe prapaskenat e debateve. Në ceremonialin festiv të organizuar pasdite vonë në restorant “Piaca” janë gjendur në të njëjtin ambient politikanë që kanë kohë pa u parë me njëri -tjetrin.
Ish Presidenti Ramiz Alia ka dialogur disa momente me Presidentin Mejdani, Kryeparlamentarin Gjinushi, Kryesocialistin Nano dhe politikanë të tjerë. Të pranishëm ishin dhe presidenti i ADA Grup, Marsel Skendo dhe Presidenti i VEVE Grup, Vehbi Veliaj. Ky libër u botua nga Shtëpia Botuese “Onufri” dhe fotografi të Roland Tashos. Debatet kanë nisur në ekranin shtetëror dhe prej disa muajsh transmetohen në valët e TV Klan, madje jo vetëm ditëve të diela./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame