Paralajmërime të forta Kosovës/“Shfuqizimi i gjykatës do të trondiste marrëdhëniet me SHBA”
Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të shkaktojë pasoja serioze për Kosovën, pasi, sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në dhe me BE-në do të jenë shumë më problematike.
Serwer ka theksuar se liderët kosovarë po sillen sikur të jenë të kërcënuar nga kjo gjykate.
Pas dy dështimeve që kjo çështje të diskutohet në Kuvend në fund të vitit të kaluar, Serwer shpreson që një përpjekje e tillë të mos realizohet gjatë këtij muaji.
Për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, analisti amerikan ka deklaruar se ky është një veprim i pamatur politik, pasi Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave me BE-në.
Përsa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Serwer ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet zbatuar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Klan Plus