Paralajmërimi i ministrit grek: Jemi pranë luftës me Turqinë


Paralajmërimi i ministrit grek: Jemi pranë luftës me Turqinë

21:41 10/03/2018

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka paralajmëruar se Greqia dhe Turqia janë shumë pranë “

një incidenti fatal

” që mund të çojë deri në luftë mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Paralajmërimin Kammenos ka zgjedhur ta bëjë gjatë një interviste për gazetën prestigjioze franceze “Liberation”, ku kujton se “ne jemi të detyruar ta mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe evropian.”

Ne jemi shumë pranë një aksidenti fatal. Kur dhunohet fusha jonë ajrore, ne dërgojmë avionët tanë për të dëbuar ato turq”,

tha Kammenos duke shtuar se

“në thelb, Greqia është në mëshirën e një aksidenti që në çdo moment mund të përfshirë rojet bregdetare, marinën etj.

Deklaratat agresive të ministrit grek vijnë në një kohë që qeveria helene po përpiqet të shmangë përshkallëzimin e tensionit me Turqinë, e cila më 1 Mars arrestoi dy ushtarë grekë për shkelje të kufirit. Sipas Kammenosit, ushtarët grekë janë “pengje” në Turqi.

Kammenos tha se dhunimet e hapësirës detare të Greqisë nga ana e Turqisë kishin shënuar rritje me 450 % në një vit, ndërsa ato të hapësirës ajrore 48%.

Ai tha se me “

dhunimin e ujërave territoriale dhe hapësirës ajrore si të Greqisë ashtu edhe të BE-së, Ankaraja po përpiqet të ushtrojë presion mbi Europën.

Kjo sipas tij shpjegohet vetëm me situatën e vështirë në konfliktin e Turqisë me kurdët brenda vendit si dhe në Siri./tvklan.al






Të ngjashme