Paralajmërimi i ministrit: Në Europë do të shpërthejnë luftërat e shenjta
Një ministër i qeverisë turke ka deklaruar se luftat e shenjta do të nisin sëshpejti në Europë, pas humbjes në zgjedhjet holandeze të liderit të së majtës ekstreme, Geert Wilders.
Mevlut Cavusoglu, Ministri i Jashtëm i Turqisë nuk e mirëpriti fitoren e Kryeministrit Mark Rutte të qendrës së djathtë.“Tashmë zgjedhjet morën fund në Holandë… Kur sheh kaq shumë parti, kupton se nuk ka ndonjë diferencë mes social demokatëve dhe fashitëve të Wilders”
, tha ai për "Hurriyet".“Të gjithë kanë të njëjtin mentalitet. Ku do të shkosh? Ku po e çon Europën? Ke nisur ta rrëzosh Europën. Po e çon atë drejt humnerës. Luftërat e shenjta do të nisin sëshpejti në Europë”,
tha ministri turk më tej. [caption id="attachment_264441" align="aligncenter" width="848"]Mevlut Cavusoglu, Ministri i Jashtëm i Turqisë
[/caption] Wilders u përpoq të përfitonte nga një përplasje diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, gjatë fushatës elektorale, duke çuar edhe një një protestë nga një grup i vogël personash jashtë ambasadës së vendit dhe duke e quajtur Erdoganin “diktator”. Partia e tij anti – islam u rendit e dyta në zgjedhje me 20 poste, ndërsa ajo e Rutte mori 33. Marrëdhëniet mes Holandës dhe Turqisë prekën pikën më të ulët që prej fundjavës së shkuar, kur presidenti Erdogan i quajti holandezët “mbetje të nazistëve”, pas vendimit të autoriteteve holandeze për të anuluar një miting pro referendumit kushtetues të 16 Prillit në Turqi./tvklan.al