Parandalohet konflikti mes menaxherit të lokalit dhe klientit
Një 41-vjeçar me iniciale B.S. është arrestuar nga Policia e Elbasanit në një lokal në lagjen “Viserian Xhuvani”. Sipas informacioneve policore, menaxheri i lokalit ishte përfshirë në konflikt me një klient.
Gjatë sherrit, 41-vjeçari kishte qëlluar me armë në ajër dhe tentoi të largohej dhe hodhi pistoletën në tokë në momentin që policia shkoi në vendngjarje.
Uniformat blu ndërhynë menjëherë duke arrestuar 41-vjeçarin, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit e qetësisë publike. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua një gëzhojë dhe pistoleta.
/tvklan.al